English    Český    Shqip
Home

Schwabische Zeitung

... Loja e Bledar Zajmit ishte e mrekullueshme, mbasi arriti të shfrytëzojë plotësisht mundësitë që Bachu ka paraqitur tek suitat e veta. Interpretimi i tij ishte energjik, vallezues dhe kishte ekspresion të fortë. Nën gishtërinjtë e tij u rizgjua ne jetë muzika e vjetër disa shekuj, gjë që bëri për vehte dëgjuesit ...
Bledar Zajmi (1973) ka lindur në Tiranë në Shqipëri. Mësimet e para në violonçel i mori në moshën gjashtë vjeçare dhe që në fillim u shfaq talenti i tij i madh.

Ne moshën dymbëdhjet vjecare fiton cmimin e dytë ne Konkursin Kombëtar në Tiranë dhe fillon të japë koncerte në Shqipëri dhe jashtë shtetit. Mbas dipllomimit në Liceun Artistik në Tiranë (prof. Xhovalin Lazri)fiton në Pragë bursë studimi për në Akademinë e Muzikës së Pragës, AMU ku studion dhe dipllomohet në vitet 1992-1997 ( doc.Rudolf Lojda ).Në të njejtin vit merr pjesë në klasën mjeshtërore pranë “Sumer Music Academy” në Semmering ( prof.Josef Chuchro ).

Qysh në studimet e larta i kushtohet karrierës solistike dhe muzikës së dhomës. Jep koncerte recitae në Japoni, Itali, Gjermani dhe në Republikën Çeke me vlerësimet më të larta nga shtypi dhe kritika artistike. Në vitin 1999 fiton ne Konkursin Ndërkombëtar të muzikës së dhomës “Palma d’Oro” ( Duo violonçel dhe piano )Çmimin e dytë dhe Çmimin Special te jurisë për interpretimin më të mirë të pjesës së konkursit. Në vitin 2004 fiton në Konkursin Ndërkombëtar të muzikës së dhomës “Rovere d’Oro”(Duo violonçel dhe piano)Medaljen e argjendë dhe Çmimin e tretë. Ka një diskografi me regjistrime CD me grupe të ndryshme të muzikës së dhomës dhe rregullisht rregjistron për radion Çeke dhe Televizionin. Jep koncerte në shumë shtete të Evropës, Japoni,Kinë dhe Brazil.

Nga viti 2000 është koncertmaestër- violonçelist solist i orkestrës së Opras dhe Baletit në Teatrin Kombëtar të Pragës (Narodni divadlo). Bledar Zajmi luan në një instrument te quajtur “Clarus” nga mjeshtri çek Jan Slípka.











Copyright © 2009 bledarzajmi.eu